SHIFRAT E FUNDIT/ Mbi 4 mijë testime por vetëm 8 raste të reja, në 2 qarqe nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fudnit të infektimeve me COVID-19, ku në më shumë se 4 mijë tetsime kanë rezultuar vetëm 8 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që në qarqet Berat dhe Dibër nuk ka asnjë të infektuar. Në spital janë të shtruar 8 pacientë, të cilët po marrin trajtimin të specializuar spitalor.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Advertisement

Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
108