Sherri mes fëmijëve kthehet në konflikt me armë mes prindërve, një i vrarë e disa të plagosur

Advertisement

Një person është vrarë mbrëmjen e kaluar në fshatin Gadime të Lipjanit në Kosovë si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Vrasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes fëmijëve dhe më pas është kthyer në konflikt mes prindërve. I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Lipjan.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Advertisement

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, u shpreh Borovci.

Advertisement
214
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com