Sherr mes të rinjve në Laç, 25-vjeçari plagoset rëndë në kokë

Advertisement

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sanxhak të Laçit.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçari Lleji Lika i cili ka marrë dëmtime në kokë pasi të rinjtë kanë përdorur sende të forta. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikë së incidentit të rëndë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Advertisement

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Advertisement
140