Shërohet personi i tretë nga koronavirusi në Shqipëri

Advertisement

Është shëruar edhe një person tjetër i cili ishte i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në tre numrin e të shëruarve.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe dy persona të tjerë nga koronavirusi të cilët ishin të afërt të personit të tretë që u shërua.

Advertisement

Ata rezultuan negativë pasi u ristestuan për këtë virus.

Advertisement
168