SHBA eliminoi dy koka të ISIS, reagon zëdhënësi i talebanëve dhe paralajmëron: Gjatë orëve në vijim do…

Advertisement

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, ka dënuar në emër të talebanëve sulmin me dron të SHBA-ve kundër ISIS, duke thënë se ishte një sulm i qartë në territorin afgan.

Ai tha se gjatë orëve në vijim talebanët do të marrin kontrollin e aeroportit dhe do të formohet qeveria e re, anëtarë të së cilës tashmë janë vendosur dhe pasi të përfundojë procesi i largimit të afganëve më 31 gusht, do të shpallët qeveria talebane.

SHBA ditën e sotme shënjestroi dy figura të larta të ISIS duke i eleminuar me pretendimin se po planifikonin një sulm terrorist. Dy ditë më parë ishte filiali afgan i ISIS, Shteti Islamik i Kharosan që kreu sulmin kamikaz terrorist jashtë aeroportit të Kabulit duke vrarë mbi 170 afganë, ushtarë amerikanë e britanikë si dhe plagosur mbi 200 të tjerë.

Advertisement
Advertisement
448