Shah Mat/ Ja momentet kur gënjeu Luan Daci (Maçoku)

Advertisement

Mbi Luan Dacin gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, rëndojnë të gjitha krimet e rënda të 97’ ndaj të cilit nuk është marrë masë dënuese. Daci sot duhej të ishte prapa hekurave të burgut pasi është një bombë me sahat që mund të shpërthejë dhe në ditët e sotme, dhe do të sillte sërish në Shqipëri trazirat e 1997.

Më datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për tu emëruar në vendin vakant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit; anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; Komisioner Publik.

Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për aplikim, Daci ka paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1995-1996, është titulluar avokat me nr.licencë xxx. Në CV-në e paraqitur shtetasi Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës.

Në seancës dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të zhvilluar nga komisioni Ad Hoc, i Kuvendit më gjashtë anëtarë, për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ja pra ky është Shah Mati i parë i Luan Dacit në të cilin ka mashtruar duke mos deklaruar të dhënat e tij.

Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar, dhe pse është larguar nga funksioni Luan Daci është përgjigjur se: “Kam filluar në shtator të 1993.

Fillimisht si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës, jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe zëvendëskryetar deri në 24 dhjetor 1997 unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Pyetjes tjetër nga anëtari i Komisionit nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: “Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim”. Shah mati I dytë për Luan Dacin pasi me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Daci është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Advertisement

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr.36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.

Gjithashtu në procesverbali e mbajtur më datë 2 qershor 2017 ora 11.00 nga Komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016, i cili njofton përmbajtjen e intervistës së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë komisionit si më poshtë vijon: Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet Dacin nëse në 1997 ka ikur apo nëse e kanë hequr?

Luan krimineli citon se ka ikur më dorëheqje, sepse nuk e lejuan të regjistrohej, por në fakt e vërteta është ndryshe pasi në mbledhjen më datë 15 nëntor 2016,  për shqyrtimin e kandidatura ve për transferim për 5 vende vakante për gjyqtarë në gjykatën e Tiranë, shpallur me vendimin nr.115 të KLD. Komisioni vlerësoi se kandidati i cili nuk plotësonte kriteret për tu emëruar ishte kandidati Luan Daci ish gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Komisioni vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kriteret për transferim në këtë gjykatë, është larguar nga detyra me vendimin nr.6, datë 24 dhjetor 1997, pra skualifikohet.

Në bazë të vendimit nr.6, datë 24 dhjetor 1997 me propozim të Ministrit të Drejtësisë është vendosur: Luan Daci largohet nga detyra, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Advertisement
218