Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse, Sputnik/ Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

Advertisement

  Fondi Investimeve ruse bën me dije se ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Sipas kësaj marrëveshje, pritet që prodhimi i kësaj vaksine në Serbi të nisë brenda muajit maj dhe në muajt në vijim mund të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

“RDIF dhe Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave ‘Torlak’ shpallin këtë marrëveshje për prodhimin e Sputnik V, vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit. Serbia bëhet në këtë mënyrë vendin e parë në Europën jugore që prodhon vaksinën. Sputnik V mund të eksportohen të vendet e rajonit në një fazë më të vonëshme”, shkruan Fondi i Investimeve ruse.

Advertisement

Zyrtari i fondit Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për mbështetjen konstante dhe besimin e treguar tek vaksina, duke kujtuar se Serbia ishte një ndër vendet e para që miratoi përdorimin e Sputnik V.

Advertisement
168