Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroine/ Vihet në pranga një 32 vjeçar

Advertisement

Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesë të 32 vjeçarit janë gjetur 185 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Devijimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarisë kriminale.

Advertisement

Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

Advertisement
127