Sarandë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Advertisement

Ditën e sotme Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Bëhet me dije se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i dy shtetasve: R. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe shtetasi  R. B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Advertisement

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
138