Sandër Simoni dënon hamshoren Firdes Shuli e cila ka pasur lidhje intime me të pandehurin dhe Alma Vokopola (Faskaj) për falsifikim

Advertisement

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën të shpallë fajtor dhe të dënojë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve”, anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzon Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, i paraqitën gjykatës konkluzionet përfundimtare në seancën e të martës, kur kërkuan shpalljen fajtor të gjyqtarit të KPA Luan Daci dhe dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.

Vetë i pandehuri Luan Daci dhe dy përfaqësuesit ligjorë të Dacit, avokatët Andi Durraj dhe Jordan Daci kërkuan pafajësi duke e konsideruar të pabazuar kërkesën e prokurorisë.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Sandër Simoni përmblodhi argumentet dhe arsyetimin e tij, ku është bazuar në marrjen e vendimit për dënimin e anëtarit të Kolegjit Luan Daci.

Ai tha se kërkesa për aplikim për një pozicion në institucionet e vetingut nga Daci ka pasqyruar një të dhënë jo të vërtetë, pasi ka fshehur faktin e marrjes së masës disiplinore të shkarkimit nga ana e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997.

“Duke analizuar provat, gjykata vlerëson se Luan Daci në kërkesën e tij drejtuar Avokatit të Popullit ka paraqitur rrethanë të rreme duke fshehur masën disiplinore të marrë ndaj tij”, pohoi gjyqtari Simoni. Sipas tij, ku deklarim i rremë ka dhënë pasoja dhe efekt në zgjedhjen e Dacit si anëtar i KPA.

Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstaton se masa disiplinore duhej të ishte deklaruar në aplikim, pasi ishte një nga kushtet për t’u kualifikuar.

“Gjykata krijon bindjen se kërkesa për aplikim e z.Luan Daci përbënë dokument dhe paraqitje jo të vërtetë të një rrethane. Veprimet e mospërmendjes, si dhe rrethana e rreme e deklaruar në seancen dëgjimore në komisionin ad hoc, tregon se i pandehuri e ka pohuar me dashje këtë të pavërtetë”, evidentoi Simoni dhe shtoi se nga ky akt Daci ka përfituar, pasi është emëruar në detyrë.

Simoni paraqiti arsyetimin e tij edhe lidhur me qëndrimin e mbrojtjes që, bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, pretendon se në këtë rast nuk ekziston dokumenti. Sipas Simonit, vendimi i Apelit ka të bëjë me masën e sigurisë.

“Përkundër pretendimeve të mbrojtjes, gjykata vlerëson se ai vendim ka efekte për shfuqizimin e masës se sigurisë. Sipas gjykatës jemi përballë faktit penal”, pohoi Simoni dhe shpalli deklarimin fajtor të Dacit për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe caktoi masën e dënimit me 6 muaj burgim dhe pezullimin e këtij dënimi me 1 vit, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të paraqitet pranë Shërbimit të Provës.

Advertisement

Një tjetër funksionar i lartë në KPK është dhe Alma Vokopola (Faskaj) e cila është kallëzuar në SPAK.

Një dokument provon se anëtarja e Komisionit të Vetingut, Alma Vokopola (Faskaj) është shkarkuar nga detyra Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1996, për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Ky fakt vendos në pikëpyetje shumë të madhe “filtrat” e institucioneve shqiptare, si edhe misioneve ndërkombëtare, të cilat u angazhuan për përzgjedhjen e “juristëve më të mirë”, për procesin e revlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një dokument të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Rudin Baqli, shkruhet: “Alma Vokopola (Faskaj), me vendimin nr. 8, dt. 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.

Ky fakt, i rëndë për një profesionist, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ligji për Vetingun parashikon se nuk mund të zgjidhen komisionerë personat që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë.

Një tjetër funksionar i lartë në KPK është dhe Firdes Shuli e cila është kallëzuar në SPAK.

Firdes Shuli e cila ka qënë Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër.Firdes Shuli ka dhënë dorheqje pasi nga KLD  filloi një hetim disiplinor, për arsye se Gjyqtarja krijonte lidhje intime me të pandehurit.

Proçedimi disiplinor filloi në lidhje me një dosje të cilën do tjua publikojmë ditët në vijim. Gjyqtarja Shuli,pas një mardhënie intime me të pandehurin vendosi ta liroj  nga Burgu. 

Të dyja këto raste janë të njëjta me rastin e të dënuarit Luan Daci dhe si dënim duhet të marin të njëjtin shpërblim dënimi.

Advertisement
2877