Sali Berisha dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Prokurorisë

Advertisement

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për thirrjen si dëshmitar të ish-Kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë.

Ky i fundit po rigjykohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit. Vendimi është dhënë në Gjykatën e Tiranës në vijim të shqyrtimit të çështjes për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Më herët, Gjykata është shprehur se vendimi nëse ish-Kryeministri Sali Berisha do të thirrej ose jo për të dëshmuar në këtë proces, do të jepej pasi të dëgjohej dëshmia e dëshmitarit okular të vrasjes së Azem Hajdarit.

Advertisement
Advertisement
197