Rusia nuk di të ndalet/ Miraton vaksinën e tretë kundër COVID-19

Advertisement

Rusia ka miratuar sot vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin për një televizion shtetëror, ndonëse testimet klinike në masë nuk kanë nisur ende. Vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Sot, Rusia është shteti i vetëm që ka tri vaksina kundër COVID-19”, ka thënë kryeministri Mishustin. vaksina CoviVac është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit.

Advertisement

“Vaksina që kemi zhvilluar reflekton gjithë historinë ruse, si dhe atë globale mbi shkencën e vaksinës”, ka thënë drejtori i Qendrës Chumakov, Aidar Ishmukhametov.

Vaksina CoviVac është thënë se duhet të merret në dy doza, me 14 ditë në mes. Ajo transportohet dhe ruhet në temperaturë të frigoriferit, mes dy dhe tetë gradësh Celsius./

Advertisement
138