Rudina Hajdari kërkon mbështetje/Ja kujt i bën thirrje

Advertisement

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot me anë të një statusi në facebook se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit. Hajdari shkruan se ka ardhur koha që të rebelohemi ndaj kësaj klase politike.

Ajo u bën thirrje qytetarëve se të besojnë tek ajo dhe se nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur:

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit

Advertisement
”, shkruan ajo.

Më tej deputetja shton se “ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim”.

Advertisement
214