Rritet emigracioni i paligjshëm/ Komisionerja Johansson apel nga Kakavija

Advertisement

Komisionerja për punët e brendshme në KE Ylva Johanson ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në pikën e kalimit doganor të Kakavijes e shoqëruar nga ministri i i brendshëm Bledi Çuçi.

Ata kanë vizituar qendrën për pritjen e migrantëve të parregullt. Komisionerja ka bërë apel duke theksuar se duhet të luftohet fort për të zhdukur kriminalitetin.

< em>“Shqipëria është vendi i parë që ka arritur marrëveshje me FRONTEX, por ka arritur marrëveshje me shtete të tjera në BE. Ky është hap me rëndësi për bashkëpunimin tonë të ngushtë. Forcat shqiptare dhe të FRONTEX punojnë së bashku. Ata punojnë jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por luftojnë edhe krimin. Duhet të luftojmë shumë për të zhdukur kriminalitetin.

Advertisement

Mjedisi dixhital po përdoret shumë nga kriminelët. Drejtësia tani vepron më tepër se dikur. Ne duhet të sigurohemi që krimi, i cili fiton shumë para, të mos paguajë. Emigracioni është rritur, por duhet menaxhuar më mirë kjo çështje. Duhet menaxhuar kthimi i tyre në vendin e origjinës, pasi shumica prej tyre janë pa rregulla në territorin europian,” u shpreh ajo.

Advertisement
112