Rriten shifrat e të infektuar me Covid-19 në botë/ SHBA kryeson listën

Advertisement

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në botë ka kapur shifrën e 106,514,763 të prekur.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara me mbi 27 milionë raste, mbeten vendi më i prekur në botë.
Rastet në SHBA, të kombinuara me ato në Indi, Brazil, Rusi dhe Britani, përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara.

India renditet e dyta për numrin e të infektuarve me mbi 10 milione raste, më pas vjen Brazili me 9,524,640. Lista pasohet nga Britania e madhe me 3,971,316, Rusia me 3,953,970 dhe Franca me 3,400,324 të infektuar.

Advertisement

Ndërkohë numri viktimave në gjithë botën ka arritur në 2,326,700. SHBA ka shënuar 465,083 viktima, pasohet nga Brazili me 231,534. Më tutje renditet Meksiko me 166,731 viktima dhe India me 155,158.

Advertisement
138