Rrëzoi përtokë imazhin e procesit të Vettingut/ Shitet dhe blihet në tregun e (pa)drejtësisë

Advertisement

Genta Tafa Bungo është e njohur për jetën luksoze dhe mondane që bën. Një nga arsyet kryesre që Genta Tafa kandidoi për anëtare të KPK-së, janë privilegjet që përfiton Genta nga kjo karrige. Është e parashikuar se për komisionerët, gjyqtarët dhe prokurorët do të ketë një sërë masash mbrojtëse dhe përfitime financiare.
Komisionerja Genta Tafa është paguar 160% të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtorit, por kanë një shtesë 40% mbi pagën për delegim, vështirësi pune dhe përqindje për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Duket qartazi që komisionerja Tafa është e kënaqur me paratë e bëra në Vetting dhe po shijon jetën e saj mondane dhe pasurinë marramëndëse që ka.

Genta Bungo është një ndër personat që ka rrëzuar imazhin e një institucioni që supozohet të jetë i pastër. Pikërisht ky emër i përbaltuar nga drejtësia, që ka caktuar fatin dhe përfundim e shumë çështjeve duhet medoemos të hetohet. Pasi natyrshëm lind pyetja: ” Ku i gjen të ardhurat për t’i plotësuar kushtet vetes dhe familjes me luks të shfrenuar?”

Në bazë të informatave që kanë ardhur pranë portalit infront. Org Genta Bungo ka arritur të krijoj një pasuri marramendëse me anë të korrupsionit për ndereve që u bën gjyëqtarëve apo prokurorëve të korruptuar për të dal të pastër nga Vetting.

Advertisement

Ajo edhe pse  ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit që nga viti 1996 deri në vitin 2016, përsëri blihet dhe shitet pa pikë problemi. Çudia më e madhe e komisioneres Bungo ishte fakti se la të shoqin ditën e varrimit, pa e dërguar në varrim dhe mori rrugën për në zyrën e KPK-së.  Fill pas kësaj ngjarje komisionerja iu rrit edhe parate ne llogarine bankere pasi ajo dispnon një llogari me gjendje 10 000 000 Lekë.

 

Advertisement
212