Rrëzohet autobusi në Poloni/ Vdesin 6 ukrainas, plagosen 41 pasagjerë të tjerë

Advertisement

Sipas ‘Reuters’, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qytetin Jaroslaw, ku autobusi me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal. Ky qytet është në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën.

Advertisement

Një zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, Oleh Nikolenko ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

Mediet e huaja raportojnë se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë.

Advertisement
292