Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacionet e ujit të pijshëm në Durrës e Shijak

Advertisement

Në një njoftim të Ujësjellës Kanalizime Durrës, njoftohen të gjithë abonentët se nga dita e sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për shkak të disa difekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit. UKD-ja citon se stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, është çarë tubacioni DN 400 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacinin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit.

Advertisement

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar dhe se që në momentin e parë ka dërguar dy brigade që po merren me riparimin e difekteve.

Advertisement
143