Rikthehen protestat te Ministria e Arsimit: Mendoni si për fëmijët tuaj

Advertisement

Maturantët janë grumbulluar prej disa minutash përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, dhe kërkojnë rivlerësim të provimit të matematikës, i zhvilluar ditën e djeshme. Ata pretendojnë se teza ka qenë shumë e vështirë.

“Provimi ishte për të na penalizuar ne”, është shprehur një maturante.

Të rinjtë e Tiranës kanë bllokuar Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të rishikohen pikët, në mënyrë që ata të dalin sa më mirë. “Të ulen pikët e privimit, të na ndihmojnë sadopak me notat. Ishte shumë i vështirë dhe jo i drejtë për ne”, ka thënë një maturant.

Gjithashtu, edhe maturantët në Shkodër dhe në Durrës janë ngritur në protestë për testin e matematikës. Ata pretendojnë se prej dy vitesh kanë qenë në mësim online dhe kur janë kthyer në klasa, kanë bërë mësim me orë të shkurtuara.

Advertisement

“Të ulet pak vlerësimi i pikëve sepse kemi dal shumë keq”, është shprehur një vajzë që protestonte, ndërsa shoqja e saj kërkoi që përgjegjësit në Ministri “Të mendojnë si për fëmijët e tyre”.

“Kërkesa specifike është ndryshimi nivelit të pikëve.Do të bojkotojmë provimin me zgjedhje, nëse kërkesa nuk konsiderohet”, u shpreh një tjetër. “Kishte shumë problmea që ishin jashtë programit me të cilin ne kemi punuar.”

Advertisement
307