Rikonfirmohet në detyrë, Niko Peleshi bën deklaratën: Prisja një emër tjetër…

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli për herë të parë për mediat pas rikonfirmimit në detyrë nga kryeministri Edi Rama.

Peleshi tha se nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj edhe priste një emër tjetër në këtë post, për të cilin, siç thotë ai, nuk do të kishte hatërmbetje.

Jam shumë i bindur që ajo çka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim. Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën.

Advertisement
Advertisement
311