Revoltohet Ylli Manjani: Ngado që ta shohësh, punë m*ti është…

Advertisement

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar protestat e maturantëve, që u zhvilluan së fundmi, përsa i përket nivelit të vështirësisë së provimin e matematikës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka thënë kritikuar të dy palët, duke thënë se maturantët bëjnë sikur ankohen se po ju shkatërrohet e ardhmja, ndërsa Ministria bën sikur po bën test.

Për t’a simbolizuar më mirë këtë argument të tij, Manjani ka marrë edhe shembullin e një barcalete.

Post imi i Manjanit

Advertisement

Kjo përplasja e radhës e maturantëve me Ministrinë e Arsimit dhe zgjidhja që dha ministrja, më kujtuan një barcaletë.

Beu thirri fshatarin e përhershëm që merrej me këtë punë, që ti pastronte gropën septike. Pastrimi bëhej me kova dhe fshatari paguhej në bazë të kovave që hiqte.

Në fund të ditës fshatari i shkoi Beut dhe i tha se kishte hequr 22 kova. Beu insistonte se ishin vetëm 20 kova.

Pas një debati jo 20 po 22 e anasjelltas, fshatari i thotë ” po aman re Bej, mos mi ha 2 kova m*t se ushqej kalamanjt”.

Nga cilado anë ta shohësh këtë përplasjen ministri-maturantë prap punë m*ti është… Ministria që bën sikur bën test dhe maturantët që ankohen për testin me argumentin se “po u shkatërrohet e ardhmja.

Vetëm për sistem arsimor nuk bëhet fjalë. Thjesht gropë septike e Beut të radhës…

Advertisement
176
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com