Revoltohet akademiku Artan Fuga: Këngët tona janë vetëm me lotë dashurish të humbura!

Advertisement

Pedagogu Artan Fuga ka shprehur revoltën e tij ndaj teksteve të këngëve shqiptare, për të cilat thotë se janë vetëm me lotë dashurish të humbura.

Ai bën një paralelizëm, duke iu referuar këngës që përfaqësoi Rusinë në Eurovizon, ku thekson se teksti i kësaj këngë në thelb trajtonte një kauzë sociale, siç është barazia gjinore.

Fuga kërkon që këngët e Shqipërisë të ngrenë kauza sociale, pasi vendi ynë ka drama që si tekste këngësh mund të dridhin kontinentin.

“Nuk e kuptoj, (në fakt e kuptoj disi) se përse tekstet e këngëve tona të sotme janë kryesisht me oi, oi, lotë dashurish të humbura, sikur kemi qejf të qajmë… Subjekte të shekullit të 20-të!

Advertisement

Dëgjova rusen në eurovizion, sido ishte, por ngrinte një kauzë sociale, atë të barazisë gjinore, një revoltë e vërtetë! Ne kemi drama që të vendosura në këngë si tekste e muzikë e dredhin kontinentin!

Kush e lë RTVSH të ngrejë kauza sociale! Në dashuri, aty, masturboju sa të duash !” , shkruan Fuga në Facebook.

Advertisement
130