Rëndohet situata, 27 të shtruar me COVID në 24 orë

Advertisement

Në 24 orët e fundit ka pasur një fluks të pacientëve të rinj të shtruar në spitalet COVID në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm njoftoi se 27 persona janë shtruar në 24 orët e fundit. Dje ishin në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitalet rajonale 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 të intubuar.

Ndërsa sot në spitalet COVID në Tiranë dhe rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Viktima sot ishin pranë rekordit, 18 brenda 24 orëve, ndërsa numri më i lartë ka qenë 19 që nga fillimi i pandemisë.

Përpos shifrave të të infektuarve, viktimave, të shtruarve dhe shëruarve, sot në përditësimin e ministrisë së Shëndetësisë risi ishte edhe futja e numrit të personave që janë vaksinuar.

Advertisement

“Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID” mbyllet njoftimi.

Advertisement
125