Rekord në Greqi/ Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar rekordi më i keq sa i takon rasteve të reja me covid-19.

Plot 4322 infektime dhe 72 viktima, duke e çuar në mbi 260 mijë numrin e të prekurve dhe mbi 8 mijë atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement

Nga ana tjetër e rënduar paraqitet situata edhe në Itali, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 16 mijë raste të reja dhe 529 viktima, duke e çuar në 3.561.012 numrin e të prekurve dhe 108.879 atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement
205