Reagon administratorja “Studio Ligjore Jurisprudenca” ja përse e kallzuam komisioneren e “KPK” Etleda Çiftja

Advertisement

Studio Ligjore “Jurisprudenca”  një ndër studiot më të mëdha në vend, cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e Avokatisë prej rreth 7 vitesh  ka bërë kallzim penal për shtetasen Etleda Çiftja pasi është vënë në djeni të një fakti penal për një ndër Komisioneret e “KPK”-së dhe konkretisht për komisioneren Etleda Çiftja.

Kallzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë së bashku me 500 faqe prova .

Kjo studio kërkon ndjekje penale për Komisioneren Etleda Çiftja me detyrë funksionale domisionere pranë “KPK” për veprat penale të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj:“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga ana e in-front është kërkuar informacion pranë Studio Ligjore “Jurisprudenca” duke kërkuar dhe sqaruar për më tepër rreth kallzimit të tyre. Studio Ligjore “Jurisprudenca” ka pranuar të intervistohet dhe na është ofrauar për intervisë Administratorja e kësaj Studioje shtetasja O.Serani.Nga ana jonë i është kërkuar ti përgjigjen disa pyetjeve të cilat morën përgjigje shteruese.

 

Përse nga ana juaj është ndërmarrë hapi duke kallzuar penalisht komisioneren Etleda Çiftja?

 

Së pari ju falenderojmë që nga ana juaj transmetohen drejtë informacionet për publikun, sic e kemi theksuar më sipër Studio Ligjore “Jurisprudenca”  një ndër studiot më të mëdhaja në vënd  cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e Avokatisë prej rreth 7 vitesh, është njohëse e mirë e ligjeve në Republikën e Shqipërisë , dhe bazuar në nenin 283 i K.Pr.Penal është detyrë e cdo qytetari të kallzoj në organet e akuzës çdo vepër penale që ai e konstaton se mund të jetë e tillë.

 

Si është realisht e vërteta në lidhje me shkeljet e komisioneres së Vettingut dhe cfar neni të kodit penal ka shkelur Etleda Çiftja?

 

Nga ana jonë është konstatuar se në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë rezulton se komisionerja Etleda Çiftja ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj:“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

.

Nga ana jonë është konstatuar se Etleda Çiftja ka paraqitur një çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar këtë person me përgjegjësi penale.

Nga ana jonë është konstatuar niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK”. Kësisoj komisonierja ka mashtuar dhe falsifikuar dokumenta për të fituar një post në KPK, pasi ndyshe me kualifikimet që ka nuk do të kishte arritur kurrë aty ku është. Sërish kjo komisionere është përpara shkeljeve të faktit penal të më sipërm të parashikuara nga neni 190 dhe neni 257/a Kodit Penal.

Për më tepër komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2 për të cilën nga ana jonë është marë dhe kartela e pasurisë përkatëse. Po të bazohemi në kartelën e pasurisë kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve, në kundërshtim me deklarimet e saj në ILDKPI.

Fakti penal konsiston se Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e  ka përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e saj dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro. Pra ndryshe është pasqyruar në kartelën e pasurisë dhe ndryshe është ILDKP fakt ky që provon veprën penale të kallzuar.

Advertisement

Fakti i mësipërm e ngarkon me përgjegjësi penale komisioneren Etleda Çiftja për veprat penale të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.Njëkohësisht nga a na joën është bërë hetim dhe rezulton se  Komisionerja Etleda Çiftja nuk provon burim të ligjshëm për blerjen e pasurisë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

 

Përse nga ana e Studio Ligjore “Jurisprudenca” e përfaqsuar nga ana juaj është bërë kallzim penal edhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal, si e faktoni këtë vepër ?

 

Është provuar nga ana jonë se Komisionerja Etleda Çiftja nuk provon burim të ligjshëm për blerjen e pasurisë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Bazuar në portalin “DRITARE.NET” Në shkrimin e datës 11.04.2017 Ora 18:06  në linkun https://dritare.net/durres-17-nentor-17-te-vdekurparaqitet me titullinDurrës/ 17 nëntor, 17 të vdekur” na paraqitur  një fakt penal i tmerrshëm i kryer nga trafikantë, dhe dyshimet ngrihen në lidhje vëllezërit Arian dhe Zamir Xhihani,  duke u ndodhur përpara faktit të dyshimit se këta persona kanë kryer trafikim narkotoikësh dhe qënieve njerzore janë përpara për hetim se burimet e të ardhurave të tyre rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të qënieve njerzore , dhe dashur pa dashur duhet të hetohet njëkohësisht dhe Etleda Rustem Çiftja, e cila sipas hetimeve tona ka lidhje me personat që kanë kryer aktivitetin criminal,  dhe si i tillë është person që duhet të përfshihet në hetime për lidhjet e sajë që ka me vllezërit Xhihani,  pasi motra e Etleda Çiftes e quajtur Ornela Xhihani,  është bashkëshortja e “trafikantit” Arjan Xhihani.

Një tjetër dyshim është dhe fakti se Komisionerja Etleda Çiftja nuk provon burimin e ligjshëm për blerjen e pasurisë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 pra për këto arsye hetimi duhet të fokusohet dhe për veprat penale të të parashikuar nga neni 287 i K.Penal që ka të bëj me veprën penale të Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose aktivitetit Kriminal.

Qëndrimi i mësipërm është i bordit drejtues të Studio Ligjore “Jurisprudenca” dhe jo vetëm personal.

Advertisement
701