Raporti i BERZH për Shqipërinë/Problem drejtësia e korrupsioni dhe politika rrezik për ekonominë

Advertisement

Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë efektet e pritshme në luftën kundër
korrupsionit. Ky është thelbi i raportit më të fundit të BERZH për Shqipërinë.
Raporti i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim , icili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak tëkrizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janëpërkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionitdhe stabilitetit politik.
Pikët renditen nga 1 në 10, ku 10 përfaqëson nivelin më të lartë që i
korrespondon standardeve të një ekonomie të qëndrueshme tregu.
Sipas vlerësimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipëria ra nga
5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më
të keqe në Europen Juglindore, pas Bosnjë Hercegovinës.
“Pikët kanë rënë në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e
Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që masin
efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin
për zbatimin e rregullave”, thuhet në raport.
Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në
ekonominë e gjelbër, gjithë përfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër
mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin.
Sipas raportit, gjatë periudhës 2016-20, rezultatet për efektivitetin e gjykatave
dhe pavarësinë e gjyqësorit kanë rënë në shumë vende. Në të kundërt,
rezultatet për qeverisjen elektronike, mbrojtja e të drejtave të pronës dhe
zbatimi i kontratave janë përmirësuar në përgjithësi.
Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me
qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat anti-korrupsion, përputhjen me
standardet e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,
qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe dixhitalizimin e shërbimeve
qeveritare.

Advertisement
Advertisement
345