Qeveria do të rrisë me 3% rrogën/ Mjekët britanikë e cilësojnë “tallje”

Advertisement

Mjekët britanikë e kanë cilësuar “tallje” faktin që qeveria do të rrisë vetëm me 3% rrogën bluzave të bardha. BBC raporton se qeveria do të bëjë rritje pagash, në njohje të punës gjatë pandemisë.

Por mesa duket ky vendim nuk iu duket i përshtatshëm mjekëve, pasi nuk pasqyron sakrificat e bëra nga stafi. Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), tha se rritja e pagave ishte zhgënjyese dhe se infermjerët dhe disa mjekë të përgjithshëm nuk e përfitonin atë.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e shëndetësisë ndërkaq janë shprehur, se janë të vendosur për të reaguar për këtë rritje prej 3%.

Advertisement

Rritja e rrogës në këtë masë do të thotë se një “infermier mesatare” do të marrë një shtesë prej 1 mijë paund në vit, ndërsa sanitaret do të marrin rreth 540 paund më shumë në vit.

Advertisement
189
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com