Pushuesit dhe policia shpëtojnë nga mbytja dy vajza të mitura në Golem

Advertisement
Advertisement

Një vajzë 10 vjeç dhe një tjetër 17 vjeçe, janë shpëtuar pasditen e sotme nga mbytja në det falë ndërhyrjes së disa pushuesve dhe të policisë së Kavajës.Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa mësohet se dy vajzat e shpëtuara momentalisht ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

#FaleminderitPoliciaeShtetit🤝

#Bashkëmëtësigurt

Advertisement
445