Punonjës me Covid pezullohet puna në prokurorinë e Pogradecit, të infektuar dhe në bashki

Advertisement

Është rritur numri i të infektuarve me Covid në qytetin e Pogradecit. Për shkak të infektimit të punonjësve me Covid është pezulluar puna në Prokurorinë e rrethit.

Bëhet me dije se 3 nga punonjësit e Prokurorisë janë  me Covid.

Advertisement

Gjithashtu me koronavirus kanë rezultuar të infektuar edhe 7 punonjës të bashkisë së qytetit dhe 5 mjekë të spitalit.

Ndërkohë në Pogradec një ditë më parë janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 raste.

Advertisement
125