Publikohet prova se si gjyqtarja Fida Osmani falsifikon vendimet / mbrohet nga KPK dhe nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

Advertisement

Gjyqtarja Fida Osmani, është një ndër gjyqtaret, e cila është e njohur për falsifikim dosjesh dhe vendimesh, ajo ka nkryer aktivitet kriminal në gjykatën e Tiranës pa ju futur gjëmb në këmbë.

Gjyqtarja Fida Osmani edhe pse është kapur me presh në dorë, deri më sot nuk ka pasur asnjë ndërshkim institucionet Shqiptare, por përkundrazi ajo është favorizuar nga KLD, dhe njëkohësisht dhe nga akuza shqiptare, me në krye një tjetër falsifikator të shquar si Adriatik Llalla.

Gjyqtarja Fida Osmani, ka qënë nga ato “Mostra” e cila drejtësinë e ka konceptuar si pazar, e cila është në pozicionin e gjyqtares jo për të dhënë drejtësi, po për të bërë pazare dhe për të shitur drejtësinë në ankand.

Gjyqtarja Fida Osmani, e ka pasur sistemin e  drejtësisë të kapur nga shkalla e parë (ku ajo ishte vet zot dhe vet shkop) deri në Gjykatën Kushtetuese, ku krahët ja ka mbrojtur bashkëshorti i saj i cili aktaulisht bën rolin e sekserit nëpër gjykata.

Çdo vendim i dhënë prej falsifikatores, Fida Osmani, mbrohej nga bashkëshorti i saj në Gjykatën Kushtetuese(për të cilin do të shkruajm në vijim), i cili aktualisht është në pension por nuk e gëzon atë por kryen rolin e sekserit nëpër gjykata, shkrimet në vijim do tju tregojmë mbi veprimet korruptive që ai kryen me prova konkrete.

Ajo çka e bën të veçantë gjyqtaren Fida Osmani, si pjesë e fytyrës së plakur të drejtësisë shqiptare, nuk janë dhuratat befasuese, as vesi i bixhozit si disa kolegë të saj, as hapja e dyerve të burgut për të dënuarit e përjetshëm, as qendrat tregtare, pallatet dhe as saga e çudirave që kemi dëgjuar deri më sot për pallatin e drejtësisë. Është diçka tjetër e padëgjuar më parë. Është ajo që nuk e rrok dot një mendje normale.

Fida Osmani i zhvillon gjyqet në ajër, në fluturim, në makinë, ndoshta edhe duke drekuar, duke shëtitur apo kudo tjetër, përveç sallës së gjyqit duke dhënë këshu padrejtësi në vënd që të jepte drejtësi, siç ajo ka marë misionin.

Gjyqtarja Fida Osmani, jep vendime fiktive, të falsifikuar (të pavërtet), duke kryer kështu vepër penale, për këtë fakt është duke u përgatitur një material voluminoz, kallzues, i cili së shpejti do ti drejtohet “SPAK”.

Si ka mundësi që një gjyqtare e tillë  të falsifikojë vendime, manipulojnë njgjarje ,vijon edhe sot të japë drejtësi me çekiç në dorë i cili ka ngelur pa bisht?!

Në Shqipëri gjithçka është e mundur sidomos me gjyqtaren Fida Osmani e cila ka pasur gjith zinxhirin  e drejtësisë në dorë nga shkalla e parë deri në Gjykatën Kushtetuese!

Një ndër faktet dhe rrethana të cilat provojnë se si gjyqtarja e “inkriminuar” Fida Osmani, ka falsifikuar vendimet e gjykatave, ajo ka falsifikuar pasurinë kombëtare,Vendimin në emër të Republikës së shqipërisë, po jua paraqesim me këtë artikull.

Ja si gjyqtarja nuk e ka mbrojtur, por e ka përdhosur Republikën e Shqipërisë.

Në datën 21 tetor 2009, pikërisht ditën që është larguar me avion jashtë vendit, gjyqtarja Fida Osmani kishte planifikuar zhvillimin e 7 seancave gjyqësore, respektivisht në oraret 09:00, 90:20, 09:30, 10:30, 11:30, 12:30 dhe në orën 13:00. Atë ditë Fida Osmani ka ‘zhvilluar’ tre seanca gjyqësore për të cilat ka marë dhe vendime përfundimtare, vendime të cilat janë të falsifikuar dhe gjyqtaren e Republikës e ngarkon me përgjegjësi penale ky veprim, i cili ska lidhje me drejtësinë, dhe SPAK me njëherë duhet të marë masa.

Për këtë fakt në 6 maj të vitit 2011, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me në krye Bamir Topin, sot i zëvendësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka realizuar një inspektim në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, për të parë se si gjyqtarët e respektojnë disiplinën në punë. Inspektimi është realizuar nga Inspektorati i KLD-së. Sipas raportit të Inspektoratit, gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani, në datën 21 tetor 2009, ora 11:14:24 deri në datën 25 tetor 2009, ora 12:16:24, ka lëvizur jashtë vendit.Raporti bazohet në të dhënat e sistemit TIMS.

Advertisement

Në datën 21 tetor 2009, pikërisht ditën që është larguar me avion jashtë vendit, gjyqtarja Fida Osmani kishte planifikuar zhvillimin e 7 seancave gjyqësore, respektivisht në oraret 09:00, 90:20, 09:30, 10:30, 11:30, 12:30 dhe në orën 13:00. Atë ditë Fida Osmani ka ‘zhvilluar’ tre seanca gjyqësore.

Në raportin e inspektimit thuhet se “seanca e orës 12:30, sipas procesverbalit të seancës, ka filluar në orarin e paracaktuar dhe gjyqtarja Fida Osmani ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes me vendimin e datës 21.10.2009, në çështjen civile që i përket kërkuesit “Alba Sport” me objekt ‘rivendosje në afat ndaj ankimit të vendimit’. Nga të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS provohet se gjyqtarja Fida Osmani ka kaluar në aeroportin “Nënë Tereza’ në datën 21.10.2009 ora 11:14:24 – 25.10. 2009 ora 12:16:41”.

Ky nuk është rasti i vetëm i dokumentuar nga organet e drejtësisë që u shembën nga zbatimi i reformës në drejtësi. Gjyqtarja Fida Osmani e kishte kthyer pothuajse në një praktikë të rëndomtë zhvillimin e gjyqeve, pa qenë fare në Shqipëri apo duke udhëtuar drejt Aeroportit të Rinasit dhe për këtë gjyqtarja nuk meriton më që të jetë gjyqtare, por ajo duhet ndërshkuar me gjithë fuqinë e ligjit.

Gjyqtarja Fida Osmani, përveçse është favorizuar nga Inspektorati i KLD-së, ajo po favorizohet dhe nga “KPK” e cila nuk po merë masa të gjykoj sa më parë vëprimet kriminale të  kryera nga kjo gjyqtare (ditët në vijim do tju tregojmë për lidhje kriminale dhe në KPK).

Gjyqtarja dhe ditët e sotme vazhdon të kryej veprimtari kriminale, veprimtaria kriminale është  duke u lejuar si nga akuza shqiptare, gjithashtu dhe nga ana e  Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, të cilët sëbashku mbyllin sytë nga padrejtësi të tilla të kryera nga kjo gjyqtare me famë për falsifikim.

Po çfarë dosjesh të tjera dhe vendimesh ka marrë Fida Osmani pa u paraqitur fare në gjykatë?

Si arriti ajo t’i shpëtonte shkarkimit pas dokumentimit të shkeljeve?

Si e shpjegon vetë faktin ‘magjistarja’ Fida Osmani që arrin të zhvillojë gjyqe në avion?

Si do ta presë Vetingu dhe ONM-së ‘shpjegimin’ e saj për të ‘mrekulli’ të drejtësisë shqiptare?!

Si e krijoi pasurinë gjyqtarja Fida Osmani dhe si e justifikon në letra?

Ku dhe si i ka strehuar familjarët në zyrat e shtetit?

Të gjitha përgjigjet në vijim!

 

 

Advertisement
2507