Pse anëtarët e KPK “fshihen” nga bota virtuale?!

Advertisement

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe pse nuk kanë kaluar në filtrat e Vettingut, iu është dhënë e drejta për të demaskuar prokurorët dhe gjyqtarët që kanë shkeluar ligjet. Kësisoj lind pyetja se kush i kontrollon komisionerët e Vettingut, të cilët iu janë rritur zerot në llogaritë e tyre bankare për shkak të favoreve që u bëjnë personave specifik.

Luksi i tepruar i jep të drejtën opinionit publik të zbulojë se a janë realisht të denjë këta komisioner për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët është vënë tashmë në dyshim nga organet e drejtësisë. Për ta vërtetuar këtë gjë duhet të hedhim dritë mbi të kaluarën mistike të komisonerëvë të KPK-së. Në redaksinë tonë janë publikuar raste të panumërta falsifikimesh, manipulimesh dhe padrejtësishë të bëra nga  anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I habitshëm është fakti se jeta e tyre e shfrenuar dhe luksoze qëndron në hije dhe shumica prej tyre tregojnë një kujdes maksimal  duke nisur nga kryekomisionerja e Pamela Qirko e duke përfunduar tek anëtarët si Firdes Shuli, Entela Çiftja, apo Xhenisa Pine.  Po të bësh një hulumtim të thjeshtë në rrjetet sociale i vetmi anëtar që figuron aty është Valbona Sanxhaktari. Po të tjerët çfarë kanë për të fshehur? Pse në rrjetet sociale që rrjedhimisht janë edhe mjeti kryesor i komunikimit mes njerëzve dhe percjellës i jetës së gjithsecilit nuk ekziston për ta. Në një botë socale virtuale, asocialiteti ngjall dyshime dhe obskuritet lidhur me këta personazhe kyç në vitalizimin e Vettingut.

Advertisement

Pavarësisht përpjekjeve të kota për të fshehur jetesën dhe veten e tyre, që nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët janë zbuluar çdo ditë në media shkelje të rënda ligjore që lidhjen me profesionalizmin dhe figurën e tyre duke vënë në dyshim vërtetësinë e këtij procesi.

Advertisement
286