Prona e biznese në familje/ KPK asnjë fjalë për gjyqtaren Bezati, kunatën e Ballukut

Advertisement

Kalimi pa probleme i “Vettingut” nga ana e gjyqtares së Apelit Vlorë Iliba Bezati, dukshëm është një vendimarje familjare që kontrollon sistemin e monitorimit të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit.

Veç faktit të dy raporteve negative kundër kësaj gjyqtare, që sigurisht nuk u morën në konsideratë nga KPK, në neglizhencë absolute u la dhe pasuria e vëllait të Ilibës, Meland Qirkos. Ky i fundit është burri i Pamela Ballukut (Qirko), që drejton KPK-në, njëherësh dhe kunata e gjyqtares Iliba Bezati. Një seri biznesesh që administrohen nga kjo familje sot dhe në kohët më të hershme, nuk u morën në analizim nga KPK, praktikë të cilën e kanë kryer në shumë raste të tjera, ku prokurorë dhe gjyqtarë dalin në gjykim.

Rasti i gjykimit të Iliba Bezatit në vetting, është një rast i shkeljes së standardeve të gjykimit, parimet e paanshmërisë, krijimit të standardeve të dyfishta dhe më e dukshmja krijimit të trafikut të influencës familjare që monitoron sot Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Mësohet se në emër të vëllait të gjyqtares Iliba Bezati, Melandit, dhe burrit të Pamela Ballukut (Qirko), ekzistojnë një sërë biznesesh. Në emër të Meland Qirkos, figuronte linja e supermarketeve “Hippo Market”, por çuditërisht 60 për qind të aksioneve të këtij biznesi, Melandi ja ka dhuruar në 24 shkurt 2020 ortakut të tij Briken Rrozhani. Dhe vetëm një muaj nga ky dhurim, në datën 20 mars 2020, realizohet pezullimi i aktivitetit tregtar i biznesit “Hippo Market”.

Advertisement

Që prej një viti, Meland Qirko, në letra nuk figuron fare në këtë biznes. Por shtrirja e Meland Qirkos nuk ndalet këto. Teksa ai kishte filluar planet për dhurimin e aksioneve të Hippo Market, rezulton se në 15 janar 2020 ai themelon një kompani të re me emrin “Data X”. Kjo kompani me kapital 6.196.000 lekë të reja, është rregjistruar në 23 janar 2020, pranë qëndrës së biznesit, dhe ka si objekt veprimi aktivitetet në fushën e tregtisë së paisjeve elektronike. Gjithashtu, Qirko rezulton të jetë pronar dhe tek kompania “Almarg” me 20 për qind të aksioneve, kompani e cila është me status të pezulluar.

Po ashtu emri i Meland Qirkos, vëllait të gjyqtares Iliba Bezati dhe burrit të kryetares së KPK-së, Pamela Balluku, rezulton dhe në kompani të tjera si “Stacioni”, ku zotëron 40 për qind të aksioneve, “Maxi Hippo”, “Hippo Tregu Elektrik”, “Hippo Pazari i Ri”, “Direct-Comm” kompani në fushën e marketingut mediatik. Ndërsa në emër të bashkëshortit të gjyqtares Iliba Bezati, Leonard Bezati, është rregjistruar një biznes Bar-Kafe, pranë parkut të Mallrave në Vlorë, i cili më pas është ç’regjistruar në datën 4 shkurt 2016.

Advertisement
809