Prokurorja Albjona Papajani shuplakë të rëndë policisë Berat/Neritan Nallbati ka favorizuar oligarkun Pëllumb Salillari

Advertisement

Ditë më parë kemi denoncuar se si Kryepolici i Beratit, Neritan Nallbati, i pa kënaqur nga mos-nënshtrimi i banorëve të Lumasit, ka marrë në dorë operacionin e dajakut ndaj tyre, për t’i detyruar të ndalojnë protestën kundër aferës korruptive të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari e oligarkut Pëllumb Salillari, që duan t’i u zhdukin ujin e tokave në Kanionin Sinec në mënyrën më kriminale të mundëshme dhe jo vetëm po i vjedhin por edhe poi dhunojnë duke i cënuar të drejtat e më minimale kushtetuese.Në këtë rast dhune, kryepolici Nallbati nuk ka zbatuar ligjin e shtetit, por është vënë hapur në shërbim të interesit kriminal të oligarkut Pëllumb Salillari; i cili me sa duket e paska “ushqyer mirë” dhe e ka vërsulur me harbim kundër banorëve duke u verbuar dhe duke mos respektuar ligjet e shtetit.
Nuk është mjaftuar me kaq Kryepolici i Beratit, Neritan Nallbati i ka kallzuar banorët si kundër peshë e krimit të kryer mes tyre dhe me urdhër të oligarkut Pëllumb Salillari dhe ky kallzim i është kundrejtuar prokurorisë berat me idenë që oligarku Pëllumb Salillari do ti përdorte këta të fundit si mashë ashtu siç kishte vepruar me Kryepolicin e Beratit, Neritan Nallbati.
Por dale bek se ka hendek pasi këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria Albjona Papajani e cila është gjaku i ri i sistemit te Drejtsisë në Shqipëri.

Prokuroria Albjona Papajani me nje ka hetuar me korrektwsi, mprejtesi dhe paanësi e pa ndikuar nga krimi ashtu siç u ndikua Nallbati dhe shkeli çdo ligj të republikës vetëm me qëllim që të përmbushte dëshirat e oligarku Pëllumb Salillari.
Profesionalizmi,objektiviteti në këtë cështje shumë sensitive nxjerr në pah anën e një prokurore premtuese në sistemin e drejtësisë dhe rrjedhimisht një shëmbull për objektivitetin e kësaj prokurore e cila jo vetëm su bë palë më krimin, por ka vendosur drejtësi, duke i dhënë një goditje paaftësisë që ka mbërthyer policinë e shtetit.

Para pak muajsh banorët e fshatit Lumas në qarkun e Beratit dolën e protesta paqësore për të ndaluar një projekt kriminal të kryer nga ana e Bashkisë Kuçovë, e cila ka dhënë tender në mënyrë korruptive firmës Salillari,për ndertimin e një ujesjellsi i cili kërkon që të fuse në tubë ujin e Lumit i cili është monument natyror i Kategorisë III.

Policia e Kucove dhe Beratit është ktheyr nën komandën e krimit dhe po komandohet nga oligarku Pëllumb Salillari, si nje polici private ka qënë koraci mbrojtes së interesave kriminale të oligarkut Salillari.
Policia Kucovë drejtoria e Policisë Berat, për muaj me rradhë kanë dhunuar sistematikish banorët e fshatit Lumas të cilët protestonin paqësisht për bllokimin e këtij projekti shkatërrues për zonën.

Të gjithë mediat në vënd e kanë pasyruar me vëmëndje këtë veprimtari kriminale,  se si policia e shtetit ka dhunauar banorët e Lumasit dhe janë fakte të pa kontestueshme.
Kallzimi i bërë nga policia e shtetit kundër banorëve që protestuan paqësisht u hetua nga prokuroria Albjona Papjani, ku policia si prova paraqiti në prokurori vidio të protestës dhe asgjë tjetër…
Për ta permbledhur punen objektive të kësaj prokuroreje të rë shumë premtuese dhe jo e aksesueshme nga dora gri e korupsionit, realizoi drejtësi dhe konstatoi punen jo etike profesionale dhe ligjore të policisë e vënë nën komandën e oligarkut Salillari.

Prokurorja Albjona Papjani ka konstatuar se, policia e matrapazit Nallbati shkelur të drejtat e banorëve të fshatit Lumas dhe pikërsisht, ka cënuar nenin 15 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke cënuar në këtë formë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të cilat janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themël të gjithë rendit juridik.

Advertisement

Prokurorja Albjona Papjani ka konstatuar se policia e matrapazit Nallbati e komanduar jo nga ligji por nga Pëllumb Salillari, ka cënuar në mënyrën më kriminale të drejtat e banorëve dhe pikërisht nenin 46 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prokurorja Albjona Papjani ka konstatuar se policia e matrapazit Nallbati, e cila është në shërbim krimit, ka cënuar në mënyrën më kriminale nenin 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Liria e tubimit dhe organizimit).

Prokurorja Albjona Papjani konstaton se, policia ka cënuar të drejtat e komunitetit për lirinë e tubimit, e cila është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, dhe sipas saj është një nga themelet në një shoqëri demokratike.

Prokurorja Albjona Papjani konstaton se në referimin e materialit nga Komisariati i Policisë Kuçovë dhe kqyrja e pamjeve filmike nuk ka asnjë indicie se nga ana e banorëve është organizuar një tubim i dhunshëm, jopaqësor.

Nga ana e tyre nuk është përdorur dhunë ndaj forcave të policisë. Veprimet e tyre kanë konsistuar në uljen në rrugë duke e bllokuar këtë të fundit.por ky fakt quhet krim nga Nallbati pasi nuk i shërben ligjit por krimit të përfaqsuar nga oligarku Salillari në rastin konkret.
Prokurorja Albjona Papjani ka konstatuar se nuk ka shef komisariati të policsë qoftë dhe naltmadhënia Nallbati, që mund të të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vëndin e zhvillimit të tubimit”.
Veprimtaria kriminale e lënë nga Neritan Nallbati, po vazhdohet edhe nga pasardhësi i tij Edmond Targaj, pasi Oligarku Pëllumb Salillari, nuk i ndahet pazarit kriminal me drejtorët e policisë që ikin e shkojnë në Berat; për të ushtruar dhunë shtazarake mbi banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, për t’i larguar nga protesta e mbrojtjes së burimit ujor të tokave.
Duke u ndodhur sa më sipër banorët e fshatit Lumas kanë bërë goditjen e radhës, ata me këtë vendim i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me një padi Civile ku kërkohet shpërblim dëmi moral psikologjik ekonomik etj. Dhe si palë të paditur janë:
Ish Drejtori i Policisë Berat Neritan Nallbati, Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shetetit Ardi Veliu, Shefi i komisariatit Kuçovë z Geron Seitllari, Drejtori i Policisë Berat Edmond Targaj, Drejtoria e Policisë Berat, dhe Drejtoria e Përgjithshëme e Policisë së Shetetit.

Advertisement
948