Prokurori Kreshnik Ajazi vrau nënën e dy fëmijëve me makinë, policia nuk i bëri testin e aklolit, ja prokurorja që i mbylli dosjen, tani po kalon Vetingun…

Advertisement

Nga Elton Qyno

Shpesh herë kam shkruar për procesin e “Vettingut” ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë indicie dhe fakte në analizat e mia, se ky proces është një çorbë që gatuhet në zyrat e politikës dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Por sa herë shkruaj, disa më përshendesin, ndërsa disa të tjerë më etiketojnë se unë qënkërkam një gazetar antireformë, që nuk dua të ikin prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, cipëplasur në moral dhe vepra penalë kryer.

Unë dua të tregoj realitetit se çfarë bëhet, pastaj se si e kuptojnë të tjerët, e gjykojnë ata, janë të lirë të mendojnë ç’të duan.

Por unë dua të tregoj, se kush janë ata që gjykojnë, dhe cilët po gjykojnë dhe çfarë vendimesh marin në dobi të reformës.

Për çfarë do mbahen mend këta njerëz që pas një viti do u mbarojë mandati i ushtrimit të detyrës. Të tregoj se si gjyqtarë e prokurorë rinë si pula të lagura para këtij procesi të ndërlikuar, që lëviz me levat komanduese të Politikës dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, me kunjokturat e forta të disa zyrave të avokatëve dhe përmbaruesve në Tiranë.

Them kështu pasi katër-standartizimi i vendimeve të mara në “Vetting”, kuptohet qartë se cilët rryma ndikojnë dhe kush janë ata që gjykojnë dhe kë po gjykojnë.

Pse dalin si rruajtur e qethur dhe me pasoja ata që punojnë dhe i kanë dhënë shumë sistemit të drejtësisë dhe pse kalojnë, disa që e kanë nisur karrierën si mos më keq dhe vijojnë në system si mos më keq. “Vettingu” është procesi që gjykon juristët shqiptarë me teorinë “…ca të nënës, ca të njerkës…”.

Meqënëse jemi në një valë kritikash për rastet e aksidenteve me vdekje që kanë ndodhur ditët e fundit në Shqipëri, të marim rastin e prokurorit, Kreshnik Ajazi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, falë lidhjeve që ka me politikën, ka mundur të mari statusin që të gjykohet me teorinë “e nënës” dhe jo “të njerkës”.

Edhe pse është një prokuror, që është proceduar për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e Hatie Musej dhe në dosjen personale të punës së tij, ka një masë disiplinore nga Ina Rama, nesër ai do dali i buzëgaz nga salla e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I buzëqeshur sepse shikohet me syrin e nënës, edhe pse ka shkelje të rënda në integritetin moral dhe ka cënuar rëndë besimin e publikut dhe imazhin e prokurorisë, duke vrarë me makinë një punonjëse të pastrimit të Bashkisë Vlorë.

Por ky që goditi për vdekje gruan dhe nënën e dy fëmijëve, duhet të kalojë do të argumentojë nesër “Vettingu”.

Ndërsa ajo që e mbylli dosjes e aksindetit me vdekje, prokurorja e Fierit Alketa Zilfa, ngeli në “Vettingun” e datës 16 qershor 2021.

Pra shpëton autori i veprës penale, por ngel në llucë protagonistja që u mundua me mish e shpirt të mbyllte në kohë rekord krimin.

Po çfarë ka ndodhur me këtë aksident që ndoshta sot e kësaj dite autorit nuk i ka dalë ende rakia, pasi dyshohet se ka qënë xurxull në timon dhe që nuk ju bë asnjëherë një test alkooli nga policia.

Në datën 7 korrik 2011 rreth orës 4 të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pikërisht pranë “Bar Restorant Xhokla”, prokurori Kreshnik Ajazi, që drejton mjetin tip Benz “7702 D” ka konstatuar se në sensin e kundërt të rrugës ishte duke lëvizur një automjet tjetër që kishte ndezur dritat e gjata.

Në momentin që mjeti i tij, është afruar për tu shkëmbyer, Kreshnik Ajazi, ka dalluar një person në mesin e rrugës që shtynte një karocë dore me drejtim nga sensi i kundërt i lëvizjes për në korsinë e tij.

Ne vendimin e pushimit të hetimeve, prokurorja Zilfa thotë: “…Kreshnik Ajazi, i gjendur përballë këtij rreziku të menjëhershëm ka manovruar me sistem drejtim mjetin e tij, për të shmangur përplasjen me personin që ndodhej në mesin e rrugës.

Kështu, si rezultat i manovrimit të sistemit të drejtimit, Kreshnik Ajazi, e ka nxjerë mjetin e tij me drejtimin djathtas jashtë rruge. Për pasojë është goditur këmbësorja në rrugë në pjesën anësore të mjetit, e cila ka rezultuar se ishte Hatie Musej, punonjëse e ndërmarjes së Pastrim-Gjelbërimit në Vlorë…”.

Me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të datës 15 korrik 2011 është përcaktuar se shkak i vdekjes së Haties ishte thyerja e unazës së parë dhe të dytë të qafës, që ka sjellë me pas komozionin e rëndë të trurit.

Brenda një kohe rekord, ditën kur dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në 7 korrik 2011, është kryer dhe ekspertiza auto-teknike, e cila ka dalë në përfundimin se shkaku determinand i aksidentit me vdekje ka qënë mosrespekti i Kodi Rrugor i viktimës Hatie Musej, që drejtonte karrocën e dorës.

Advertisement

Hetimi i kësaj çështje fillimisht ka nisur në Vlorë dhe më pas është transferuar në Fier, për shkak të konfliktit të interesit, pasi Ajazi ushtronte detyrën e prokurorit në Vlorë.

Hetimin në dorë e mer, kolegia e Ajazit, Alketa Zilfa, e cila në vendimin e pushimit argumenton se:”…në arritjen e konkluzjonit të mësipërm ekspertët kanë vlerësuar edhe aktet e tjera hetimore, deklarimet e shtetasit Kreshnik Ajazi, që është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet.

Deklarimet e personave të tjerë të pyetur me cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit, të cilat lidhen dhe janë në harmoni të plotë edhe me provat e tjera të administruara në dosje.

Gjatë hetimeve prokuroria ka marë deklarimin e shoqeve të viktimës Teuta Metaj, punonjëse e firmës së pastrimit, ku ka rezultuar se ajo ishte e pranishme në kohën dhe vendin e ngjarjes pasi po fshinte rrugën.

Ajo ka treguar se ndodhej në krahun e kundërt të viktimës. “…Kam dëgjuar zhurmë si përplasje makine dhe kur kam kthyer kokën kam parë shoqen time të shtrisë në tokë. Kam shkuar pranë saj për të parë nëse ishte gjallë dhe pas disa minutash aty ka ardhur policia dhe ambulanca. Hatia ka qënë e shtrirë në mesin e rrugës kryesore…”-ka treguar Teuta Metaj. Ndërsa për këtë ngjarje janë pyetur dhe Vjollca Bushaj, Xhevahir Lace, Agim Shabani, Gjinovefa Feta dhe Ervin Shabani.

Për aksidentin me pasojë vdekjen e Haties janë marë deklarime të familjarëve të viktimës, vëllait dhe dy fëmijëve të saj.

Ku në deklarimet e tyre thuhet se nuk kanë dijeni për rrethanat e aksidentit, pasi kanë mësuar ngjarjen nga shtetësja Vjollca Bashaj, përgjegjëse e firmës së pastrimit.

Vëllai dhe fëmijët kanë treguar se marrëdhëniet e tyre me të dyshuarin Kreshnik Ajazi, janë shumë të mira. Ndërkohë në seancën dëgjimore rezultoi se ata ishin ankuar në Vetting kundër prokurorit Kreshnik Ajazi, që i aksidentoi për vdekje nënën e tyre.

Madje edhe pse punonjësit e pastrim Gjelbërimit japin një version të paqartë në dëshminë e tij, ata kanë kundërshtuar në gjykatën e Fierit Mbylljen e hetimeve si të paplota dhe të njëanshme.

Hetim ky që nuk përcakoi shkakun e aksidentit, nivelin e alkolit që kishte konsumuar Kreshnik Ajazi, arsyen e qarkullimit të tij në orën 04:00 të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë-Skelë, e shumë pikëpyetje të tjera të pazgjidhura.

A është ky një cënim i rëndë i besimit të publikut, si shkak determinat për të larguar Ajazin. A është ky një cënim i imazhit të prokurorit të Shtetit? E pra, e nëse anëtarët e vettingut kërkojnë kokën e gjilpërës në kashtë, në rastet e gjykimeve të tjerë si tek rasti i Anton Martinit, Antoneta Sevdarit, Arben Dollapaj, Adnand Kosova, Eugen Becit, Bledar Maksutit, Andi Civicit, e shumë raste të tjera, atëherë mos flasim më për këtë rast, që viktima është bërë fajtore nga ekspertët autoteknikë që janë shokët e babit. Mos flasim më për këtë rast që kalon vettingun qelibar në të treja kriteret dhe që vëzhguesin e ONM-së dhe komisionerët i ze gjumi, deri në atë pikë sa të mos kenë dhe nocionin se në çfarë muaji po gjykojnë. Dhe ironia me e madhe eshte se bodigardet qe dikur garantonin sigurine e Eugen Becit, Anton Martinit dhe Adnand Kosoves, sot jane urdheruar te ruajne te tre se bashku, Kreshnik Ajazin. Sistemi ka ulur ne detyre dhe bodigardet….

Advertisement
260
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com