Prodhohet vaksina e parë anti-Covid në formë pilule

Advertisement

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksinën e parë në formë pilule kundër Covid-19.

Kjo vaksinë e quajtur Oravax, është prodhuar nga kompania izeralito-amerikane, Oramed Pharmaceuticals dhe kompanisë indiane, Premas Biotech. Provat e para janë zhvilluar te kafshët dhe ka rezultuar se kjo vaksinë ka prodhuar antitrupa që sigurojnë imunitet ndaj Covid-19.

Ruajtja e kësaj vaksine mund të bëhet në një frigorifer të zakonshmë dhe në një temperature dhome, ndryshe nga vaksinat e tjera deri më tani që duhet të ruhen  në temperaturë jashtëzakonisht të ulët.

Advertisement

Kjo vaksinë pritet tanimë të testohet tek njerëzit, në disa vende, përshirë SHBA, Izraelin, Meksikën dhe disa shtete në Evropë.

Advertisement
290