Procesi i Vettingut dhe pasuritë e komisionerëve që nuk kanë shterim

Advertisement

Disa prej komisionerëvë të Vettingut, janë hetuar nga pasuria që kanë, për pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Nëse do të bëhej fjalë për komisionerin Lulzim Hamitaj, të cilit edhe Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet por që përsëri Hamitaj është në rradhët e anëtarëve të komisionit.
Reforma në Drejtësi u cilësua si një proces i cili do të pastronte të inkriminuarit nga drejtësia, por çfarë ndodhi? Komisionerët e Vettingut, kanë për vete dosje të faktuara, në të cilat shfaqen haptazi se sa të inkriminuar janë komisionerët dhe se me kë kanë ata lidhje miqësore dhje jo vetëm.
Komisioneri Hamitaj nuk di nga t’i çojë pronat që ka. Këta komisionerë i kanë shpërndarë pronat nëpër familjarë dhe tashmë nuk mbajnë më as se në emër të kujt i kanë vënë. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane, në zonat më të shtrenjta të Tiranës, apo edhe pasuri të tjera të paluajtshme.
Lulzim Hamitaj nuk ka deklaruar pasurinë e tij marramëndëse dhe fsheh pasurinë nga ILDKPKI. Komisioneri Lulzim Hamitaj u bë i njohur dhe për shtëpitë e tij luksoze në Romë dhe pasuritë marramëndëse të padeklaruara.

Advertisement
Advertisement
135