Probleme me raketat e nisura drejt hapësirës/ Ja sfida e radhës për Elon Musk   

Advertisement

Elon Musk dhe kompania e tij e udhëtimeve hapësinore SpaceX janë në telashe, sipas Reuters.

Kjo pasi udhëtimi hapësinor i kryer kohët e fundit nga SpaceX me raketën Starship ka shkelur kushtet e licencës që i është dhënë nga Agjencia Federale e Aviacionit.

Reuters shkruan më tej se një hetim është ngritur në lidhje me këto shkelje të pretenduara. Po ashtu kompania akuzohet se ka refuzuar t’u përmbahet kushteve që i janë caktuar në licencën për udhëtimet në hapësirë.

Nga ana tjetër kompania SpaceX ende nuk ka një përgjigje për këto akuza që janë bërë në drejtim të saj. Pritet të shihet si do të vijojnë hetimet për Musk dhe kompaninë e tij

Advertisement

Udhëtimi i parë i raketës Straship ishte një provë, pasi kompania donte të testonte nëse do të arrijë në lartësinë 41 mijë metra apo jo.

Me anë të raketës Starship, kompania e miliarderit Elon Musk synon që të transportojë njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në misionet e saj të ardhshme në Hënë dhe në Mars.

Advertisement
167