Presidenti i Urdhërit Kombëtar të Stomatologut Nikoll Deda “XHELOZ” / kërkon gjobitjen 25 antarëve të kshillit kombëtar U.S.SH

Advertisement

Ditë më parë ju kemi prezantuar se një rast i pazakontë ka ndodhur në fushën e  zbatimit të vendimeve dhe pikërisht në zyrën përmbarimore të Shtetasit Ilia Elezi, në këtë zyrë ka ardhur për ekzekutim një vendim gjykate dhe pikërisht nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është lëshuar një vendim i cili ka si Nr. 4286 (80-2016-4321) Dt. 23.09.2016 dhe objekti i këtij vendimi është Pavlefshmërinë absolute të Vendimit Nr. 11 Dt. 06.05.2016 të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.

Njëkohësisht për këtë konflikt është nxjerr dhe një vendim tjetër i cili është vendimi Nr. 1573 Akti Dt. 07.02.2020 i lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Në zbatim të Vendimit Nr. 1573 Akti Dt. 07.02.2020 i lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë,nga ana e personave të mëposhtë janë bërë pengesë në ekzekutimin e këtij vendimi pasi nëdt. 07.02.2020 është pezulluar zbatimi i veprimeve administrative, Vendimi me Nr. 16 dt. 07.11.2019 dhe Vendimi Nr. 18 dt. 07.11.2019 të entit publik, Urdheri i Stomatologut të Shqipërisë dhe cdo veprim tjeter të ndermarr në zbatim të tyre, mbi zgjedhjet e organeve të Urdhërit të Stomatologut të Shqipërisë, deri në përfundim të gjykimit të kërkesë-padisë administrative, me vendim të formës së prerë.

Me veprime konkrete janë bërë penges në zbatimin e këtij vendimi disa persona përfaqsues të urdhërit të stomatologut dhe me të drejtë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi ka marë masa për dënimin e personave të cilët janë bërë pengesë për  ekzekutimin e titullit ekzekutiv Vendimi Nr. 4286 (80-2016-4321) Dt. 23.09.2016, lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit përmes Vendimit Nr. 2454 Dt. 18.09.2019 me palë  Kreditor:  z. A.G Debitor:URDHRI I STOMATOLOGUT TË SHQIPËRISË në këtë vendim Gjykata ka vendosur: Pavlefshmërinë absolute të Vendimit Nr. 11 Dt. 06.05.2016 të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.

Në këtë proçedurë Nikoll Deda me detyrë president i Urdhërit Kombëtar të Stomatologut në Republikën e Shqipërisë, me veprime konkrete është bërë pengesë, në zbatimin e këtij vendimi dhe me të drejtë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi, të cilit i është  bërë kallzim penal në prokurorinë e Tiranës.

Zyra  përmbarimore të Shtetasit Ilia Elezi ka vendosur 11 gjoba të tjera për presonat e mëposhtëm:

Personat janë bërë përgjegjës dhe që janë dënuar me gjobë janë si më poshtë:

Nikoll Deda me detyrë president i Urdhërit Kombëtar të Stomatologut në Republikën e Shqipërisë.

Gjergj Aliame detuyrë Anetar këshilli rajonal Tiranë, Zv president në rajonin Tiranë dhe njëkohësisht Anetar keshilli kombetar Urdhërit Kombëtar të Stomatologut në Republikën e Shqipërisë.

Spartak Sako Kryetar i komisionit të disiplinës pranë Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  në Republikën e Shqipërisë.

Alban Peca me detyrë sekretar i Urdhërit Kombëtar të Stomatologut   në Republikën e Shqipërisë.

Ardita Spahia me detyrë presid ent e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Shkodrës.

Advertisement

Enida Petro me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Tiranë.

Florian Ballanca me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Durrës.

Lutfi Koxhaj me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Vlorë.

Mhill Ndreu me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Lezhë.

Muhamet Dërstila me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Elbasan.

Xhevdet Sadikaj me detyrë president e Urdhërit Kombëtar të Stomatologut  ushtronë detyrën në qytetin e Fier.

Inkurajojmë zyrën përmbarimore të Shtetasit Ilia Elezi dhe urime në ndërshkimin e shkelsëve të ligjit , të cilët nuk duhet të presin lule por Gjoba.

Personat me dashje të plotë janë bërë përgjegjës në pengimin e ekzekutimit të Vendimit Nr. 1573 Akti Dt. 07.02.2020 i lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë veprim ky i përsëritur nga këta persona.

Në një ankim administrative “Urdhërit Kombëtar të Stomatologut” ka bërë në drejtim të “Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj”  dhe dhomës kombëtare të përmbaruesve privat, ku ankohet për zyrën përmbarimore të Shtetasit Ilia Elezi ai është bërë xheloz për  vendosjen e gjobave vetëm këtyre 11 personave ku sipas Nikoll Dedës ka dhe  persona të tjerë të cilët duhen gjobitur dhe nga ana e përmbaruesit gjyqësor janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë. Duke thënë se po trajtohen ca të nënës dhe ca të njërkës.

 

Ankimi administrative “Urdhërit Kombëtar të Stomatologut” mban nr 72 prot datë 26.02.2021 në Tiranë.

Duke u ndodhur përpara këtij fakti të pretendimit të “Urdhërit Kombëtar të Stomatologut” dhe personalisht firmosur nga Nikoll Deda, përmbaruesi  Ilia Elezi vendosi të reflektoi dhe vendosi  për të gjobitur dhe pjesën tjetër për të cilët do tju bëjmë me dije emrat në vijim ,

Me të drejtë ngrihet si pretendimi  nga President i “Urdhërit Kombëtar të Stomatologut” Nikoll Deda dhe dëshira e tij u bë realitet.

 

 

 

 

 

Advertisement
776