Pranoi se ka fshehur pasurinë/ SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Advertisement

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon që ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla të dënohet me dy vite burg. Seanca është duke u mbajtur aktualisht dhe SPAK i ka paraqitur Gjykatës pretencën.

Organi i akuzës ka kërkuar që Adriatik Llalla të dënohet me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë. Madje, prokurorët kanë kërkuar që ish-kryeprokurori të përjashtohet nga shërbimet publike për 5 vite.

Në ditët e para të këtij muaji, ish-kryeprokurori pranoi akuzën për fshehje të pasurisë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.

Me kërkesën për gjykim të shkurtuar nga vetë subjekti i ligjit, në këtë rast Adriatik Lalla, e pranuar dhe nga Gjykata e Posaçme, ish-kryeprokurori shqiptar pranoi akuzën për mosdeklarim të ardhurash dhe fshehje pasurie.

Advertisement

Më herët me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës, si më poshtë:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Advertisement
192