Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin ..

Advertisement

Kudret Saliaj raportohet se është persona që ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë, pranë Gjykatës së shkallës së parë, raporton neësbomb.al. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në një loka të zonës.

Sipas Policisë së Tiranës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ka qenë në vendngjarja, në një tavolinë bashkë me viktimën Kudret Saliaj. Si autor, është identifikuar shtetasi Mexhit Picari.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.  Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
205
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com