Policë të kufirit në Himarë, drekojnë në restorantin e personit të shpallur në kërkim nga gjykata e Tiranës

Advertisement

Efektivë të komisariatit të policisë Himarë, janë përfshirë në një skandal të shpërdorimit të detyrës dhe besimit ndaj publikut, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme, frekuentojnë dhe drekojnë në ambjentet e restorantit të hotel, “Ambel Beach”. Ky hotel tashmë është i sekuestruar me vendim të prokurorëve të Tiranës, Marjeta Zaimi dhe Ervin Karanxha.

Ndërsa pronari i tij, Helidon Gjikoka, rezulton si person i shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest në burg”, i dhënë nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke, në bregdetin e Gjilepës në Himarë. Kjo video që ka mbëritur në redaksinë tonë tregon automjetin e Policisë së Shtetit, të qëndruar në parkingun e “Ambel Beach”, dhe pikërisht nga ky automjet me targë “MB 485 AA” që i përket policicë kufitare të zonës, kanë zbritur tre efektivë të policisë, të cilët më pas kanë drekuar në ambjentet e restorantit. E gjithë kjo situatë ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa efektivët e policisë nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambjentet e hotelit për kapjen e Helidon Gjikokës, por përkundrazi kanë drekuar aty.

Kjo situatë paradoksale, cënon imazhin e policisë ndaj besimit tek publiku, për faktin se efektivë policie, hanë dhe pinë pikërisht në hotelin që më parë duhet ta kontrollojnë, për të arrestuar Helidon Gjikokën, këtë person të shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Tiranës. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veli dhe strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, nuk marin asnjë masë qoftë dhe administrative për këta punonjës policie, që shkojnë dhe drekojnë në pronat e personave që janë subjekt i kërkimit policor dhe Drejtësisë Shqiptare. Helidon Gjikoka, prej më shumë se 7 muaj është në kërkim, pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjikoka së bashku me 7 zyrtarë të tjerë të ALUIZNI në Vlorë, aknë falsifikuar dokumenta duke shpërdoruar detyrën, me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 1353 m2 në fshatin Gjilepë të Himarës. Mbi këtë sipërfaqe toke janë ndërtuar kabina plazhi, që formojnë kompleksin “Ambel Beatch”.

Advertisement
Advertisement
1826