“Po vazhdoi kështu, do fundoset!” Njerëzit e duan Kidën, por kanë një problem të madh me këngën e saj të re

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme në mesnatë, Kida publikoi këngën e re me titull “Dinero”, e dyta për këngëtaren gjatë këtij sezoni veror dhe po ashtu kënga e dytë e albumit që ajo po sjell. Kida mban vulën e një prej super hiteve të kësaj vere “Dale”, së bashku me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën. Por, duket se ka një problem dhe kjo këngë nuk po pritet aq mirë sa “Dale”. Kjo pasi, njerëzit, kryesisht dëgjuesit besnikë të Kidës, janë të pakënaqur, me tekstin e “Dinero. Dhe kritikat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Pak orë pas publikimit të këngës në YouTube, një nga komentet me më shumë pëlqime është ky:

Advertisement

“Kida është këngëtare dhe si këngëtare është super. Kompozitori s’di ca ka dashr me than me këtë tekst!”

Vlen të theksohet se Kida nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve, mirëpo ky fakt nuk e justifikon tek dëgjuesit. “Po por tekstin e shohin dhe e zgjedhin dhe këngëtarët pasi ata do e këndojnë. Dhe unë mendoj se nëse Kida vazhdon kështu do fundoset!”- shkruan një dëgjuese.

Advertisement
276