Plas debati në studion televizive, zyrtari i lartë largohet nga emisioni: Jo more, shumë banale!

Advertisement

Një debat i nxehtë ka ndodhur në një studio televizive mes Kryetarit të Komisionit Parlamentar për punët e Jashtme, Haki Abazi me aleatët e qeverisë.

Teksa po diskutonin lidhur me investimin për gazsjellësin, Abazi nuk ka duruar dot dhe ka vendosur që të largohet nga emisioni, duke pretenduar se debati ishte banal për të. Edhe pse për asnjë moment askush nuk ofendoi askënd.

Advertisement

“Jo more nuk është debat ky, shumë banale!,”-tha ai teksa ikte nga studioja. Ndërkohë që veprimi i tij la pa fjalë të gjithë të tjerët.

Advertisement
515