Plagosja e 33-vjeçarit Iljaz Ismaili/ Gjykata e Beratit merr vendimin për 2 autorët e dyshuar

Advertisement

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë për 2 autorët e arrestuar për atentatin me armë në një lokal në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore,ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili.

Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në ambjentet e Gjykatës së Beratit dhe masa e sigurisë ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes,Ledion Tema ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të dy autorëve të atentatit me armë ndaj 33-vjeçarit Ismaili dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat për ta.

Mësohet se Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit dhe bashkëpunimin në atentat,duke kërkuar lirimin e tyre. Shabanaj dhe Filaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë asnjë konflikt me 33-vjeçarin Iljaz Ismaili.

Advertisement

Por ka qënë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme,përfshi këtu edhe pamjet filmike të atentatit,që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Gjyqtarja Klejda Çapja,pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe pretendimet e të arrestuarve,e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Advertisement
285
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com