Pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes, UEFA jep informacion për gjendjen e Christian Eriksen

Advertisement
Advertisement

Mesfushori i Danimarkës dhe ekipit italian të Interit, Christian Eriksen ndodhet në spital në Kopenhagen pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes kundër Finlandës.

Eriksen u shemb në fushë gjatë lojës në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë ushtruan masazh kardiak.

Ishin momente paniku dhe shqetësimi te lojtarët e të dy ekipeve dhe miliona sportdashës në mbarë botën.

UEFA tashmë ka dhënë informacion mbi shëndetin e lojtarit. “Eriksen është transferuar dhe stablizuar në spital”, janë shprehur zyrtarët e UEFA.

Advertisement
169
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com