Pesë prokurorë dorëzojnë dokumentet për anëtarë të KLP

Advertisement

Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, më 22 korrik 2021.

Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë: Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme; Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës.

Advertisement

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj proçedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Advertisement
261