Përse u shkel vendimin i Presidentit? (Arsyeja)

Advertisement

Presidenti Ilir Meta publikoi një vendim më 06.03.2017 në lidhje me Kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit tek avokati i popullit për riplotësim të dokumentacionit dhe rihapjen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga aplikantë të rinj për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit.

Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, të neneve 62, 71, 141 dhe 144, të Kodit të Procedurave Administrative, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenit 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një deputeti, Kuvendi vendosi që të kthejë dosjet e depozituara në Kuvend të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit, tek Avokati i Popullit. Por kush e urdhëroi Metën të bënte  rihapjen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga aplikantë të rinj, për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit?!

Këtu u bë një mish mash, në të cilin Meta do të urdhëronte  Avokatin e Popullit që të njoftonte të gjithë kandidatët për të riplotësuar dokumentacionin por mesa duket asnjë prej kandidatëve nuk e vuri ujin në zjarr, për të riplotësuar dokumemntacionin e dërguar më parë.

Advertisement

Padiskutim që me urdhër të Kalaverës, e cila ndërhyri te Avokati io Popullit dhe në mënyrë kategorike, kandidatët kaluan pa asnjë lloj procedure.

Ne kemi besim te zonja Kalavera dhe se drejtësia do të vihet në vend atëherë kur të gjithë të paepurit që nuk plotësojnë kushtet e zgjedhjes për institucionet e rivlerësimit, mos rizgjidhen sërish por të marrin dënimin e merituar. Kemi bindjen e plotë dhe shpresojmë që Zonja e nderuar Kalavera do të reflektojë dhe të zhduken shkelësit e ligjit nga klasa e prokurorëve dhe gjykatësve të këtij vendi.

Advertisement
343