Përplaset makina e policisë/ Plagosen tre persona

Advertisement

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një automjet i policisë në shërbim, është përplasur me një mjet tjetër të drejtuar nga një shtetas me inicialet S.XH.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivët policor dhe personi i cili ndodhej në mjetin tjetër me të cilin është përplasur makina e policisë. Të tre këta persona janë shoqëruar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
158