Përplasen automjetet në autostradën Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Advertisement

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë. Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit.

Dy të lënduarit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më tej për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Advertisement
84