Përmbytje të mëdha në Korçë dhe Pogradec

Advertisement

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun juglindor të vendit.

Dalja e përroit në fshatin Porodinë bëri që uji të vërshojë më rrugët e fshatit duke shkaktuar edhe dëme për banorët.

Oborret e banesave në anë të këtij përroi por edhe kasollet e bagëtive janë përmbytur ndërsa banorët tregojnë se kjo situatë edhe pse përsëritet shpesh i ka gjetur të papërgatitur.

Pas sinjalizimit për situatën është dashur ndërhyrja me fadroma dhe eskavatorë për të pastruar përroin dhe ulur nivelin e ujit i cili vërshoi si pasojë e bllokimit duke shkaktuar dëme për 15 familje dhe gjënë e gjallë. Reshjet e shumta të paradites së sotme kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin rrugor Lin-Pogradec. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në kryqëzimet e fshatrave me aksin nacional. Ujëra që kanë sjellë me vete edhe inerte duke e bërë të vështirë kalimin e mjeteve ndërsa u desh ndërhyrja me mjete për normalizimin e situatës.

Advertisement

Advertisement
204
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com